
Kandidati për kryetar të Zhelinës nga radhët e AKI-së, Emir Sulejmani ka nënshkruar Kodin për zgjedhje korrekte dhe demokratike, njofton Top24
“Sot nënshkrova Kodin për zgjedhje korrekte dhe demokratike, të organizuar nga Komisioni Komunal Zgjedhor Zhelinë.
Ky akt është zotimi im për një fushatë të ndershme, pa shpifje e fyerje, me dinjitet dhe me respekt për qytetarin.
Zgjedhjet janë garë idesh dhe besimi, jo urrejtjeje dhe frike.
#Zgjedhje2025 #Zhelinë“, tha Sulejmani.



