LajmeMaqedoniTopLajm

Lloga e rregulloj me ligj perdorimin e gjuhes shqipe, VLENI e heq nga LES.

 

Ish-ministri shqiptar i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka reaguar ashpër pas propozim-ligjit të ri për Ekzekutimin e Sanksioneve, ku është hequr paragrafi që garantonte përdorimin e gjuhës shqipe në kartelat e legjitimimit për drejtorët e burgjeve.

“Atë që e rregulluam ne në vitin 2024, tani po e zhbën vLEN-DPMNE. Heqja e gjuhës shqipe nga ligji është tendencioze, kriminale dhe antikushtetuese,” – ka shkruar Lloga.

Ai akuzoi qeverinë dhe partnerët e saj për një qasje armiqësore ndaj gjuhës shqipe dhe të drejtave kushtetuese të shqiptarëve, duke paralajmëruar se ligji nuk mund të kalojë pa shumicën e Badenterit:

“Ligji për Ekzekutimin e Sanksioneve, pikërisht për shkak të kësaj përmbajtjeje që tenton të fshijë gjuhën shqipe me kërkesë të deputetëve të #AKI-së, do të duhet t’i nënshtrohet votimit të Badenterit. Dhe këtë shumicë të nevojshme për votim kjo Qeveri antishqiptare 🚫🇦🇱 e antimaqedonase 🚫🇲🇰 nuk e ka dhe nuk do ta ketë kurrë.”

Lloga shtoi se vLEN do të përpiqet të paraqitet si “shpëtimtar” i situatës, por sipas tij, është pikërisht ky koalicion që ka krijuar problemin. Ai përfundoi reagimin me një paralajmërim politik:

“Fryma dhe qasja e treguar nga vasalët dhe padronët do të marrë fund më #19tetor.”

Ky zhvillim pritet të ndezë debat të ri në opinion, pasi heqja e gjuhës shqipe nga legjitimimet shihet si hap prapa në të drejtat gjuhësore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Related Articles

Back to top button
Close
Close