
Sot, me fillim në orën 17:05, në qytetin Koçan do të mbahet Marshimi i 24-të “Për Engjëjt”, njofton shoqata qytetare “16 Mars 2025 Koçani”.
Ky marsh i kushtohet 62 engjëjve, siç i quan shoqata, të cilëve jetët u janë ndërprerë dhunshëm më 16 mars 2025.
“Ky marsh është simbol i bashkimit, dinjitetit dhe një zëri që kërkon përgjegjësi. Ia kushtojmë engjëjve që kurrë nuk do të harrohen dhe luftës për të vërtetën që ua kemi borxh”, thuhet në njoftimin e shoqatës.



