LajmeMaqedoniTopLajm

Siljanovska-Davkova në Universitetin Columbia: Kërkesa për ndryshime kushtetuese nuk ka lidhje me kriteret e Kopenhagës

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, gjatë fjalimit të saj në Forumin e Liderëve Botërorë në Universitetin Columbia në SHBA, deklaroi se kërkesa për ndryshime kushtetuese që i bëhen vendit të saj nuk janë pjesë e kritereve të Kopenhagës, të cilat përcaktojnë kushtet për anëtarësim në BE, njofton Top24

Ajo e krahasoi rrugën e gjatë të vendit drejt Bashkimit Evropian me një maratonë që ndonjëherë duket si “pritje për Godonë” – duke theksuar se Maqedonia e Veriut ka marrë statusin e kandidatit që në vitin 2005, por ende nuk është bërë anëtare.


Mesazhe kyçe nga fjalimi:

  • Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës – gjeografikisht, historikisht dhe kulturalisht.

  • Procesi i zgjerimit të BE-së është rikthyer në agjendë, jo për të krijuar një union më të madh, por për shkak të sigurisë dhe stabilitetit, sidomos pas nisjes së luftës në Ukrainë.

  • Vendet e Ballkanit janë penguar në rrugën e tyre drejt BE-së për shkak të vetove të disa vendeve anëtare – në dallim nga vendet baltike që patën mbështetje nga fqinjët.


Kritikë ndaj Bashkimit Evropian:

Siljanovska-Davkova tha se BE sot është në krizë të liderëve dhe se ka devijuar nga vlerat që e karakterizonin më parë si simbol i demokracisë dhe sundimit të ligjit. Sipas saj:

  • Vetoja e vendosur ndaj Maqedonisë së Veriut nuk bazohet në kriteret e Kopenhagës, por në kërkesa politike e identitare nga një vend fqinj.

  • Kushtetuta e BE-së, ndonëse jo e kodifikuar në një dokument të vetëm, parashikon respektimin e identitetit kombëtar dhe kulturor – gjë që po shkelet në rastin e Maqedonisë së Veriut.

  • Ajo deklaroi se nuk është demokratike të kërkohen ndryshime në Kushtetutën e vendit të saj si kusht për anëtarësim, pasi legjitimiteti buron nga qytetarët, jo nga vullneti i vendeve të tjera.


Për Organizatat Ndërkombëtare dhe OKB-në:

  • Siljanovska-Davkova theksoi nevojën për reforma të thella në OKB, duke shtuar se pas 80 vjetësh është koha që një grua të jetë Sekretare e Përgjithshme e OKB-së.

  • Ajo kërkoi ndryshim të mënyrës së vendimmarrjes në OKB për të parandaluar konfliktet dhe jo vetëm për të reaguar pas tyre.

  • Krahasoi situatën me Lidhjen e Kombeve, duke paralajmëruar se nuk duhet lejuar që OKB të dështojë në mënyrë të ngjashme.


Dialog me studentët:

Pas ligjëratës, studentët bënë pyetje për:

  • Politikat e jashtme të Maqedonisë së Veriut,

  • Kushtetutën dhe sistemin e brendshëm politik të vendit,

  • Situatën në rajonin më të gjerë.

Siljanovska-Davkova tha se ndihej si njëherësh studente dhe profesoreshë, duke përmendur se gjithmonë ka praktikuar metodën sokratike të të mësuarit, duke mësuar edhe nga studentët.

Related Articles

Back to top button
Close
Close