
Me një pjesëmarrje të gjerë dhe atmosferë entuziaste, Lagjja e Tregut dhe Begut, vendbanime dhe baza e kandidatit për kryetar komune Valbon Limani, i dhanë një mbështetje të fuqishme dhe të padiskutueshme Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), duke dëshmuar lidhjen e fortë të komunitetit me kandidatin e tyre.
Në këtë ngjarje madhështore, që shënoi hapjen zyrtare të shtabit zgjedhor të AKI-së në zemër të qytetit – pikërisht në Lagjen e Tregut dhe Begut – morën pjesë qindra qytetarë, aktivistë dhe përkrahës të “Besëlidhjes”, duke krijuar një atmosferë energjike dhe mobilizuese.
Të pranishëm ishin edhe figurat kyçe të partisë, përfshirë kryetarin aktual të Komunës së Gostivarit dhe kandidatin për një mandat të ri, z. Valbon Limani, bartësin e listës për Këshillin Komunal, z. Valdet Xhaferi, si dhe kandidatët e tjerë për këshilltarë komunalë nga koalicioni
Në fjalimet e mbajtura gjatë ceremonisë, z. Limani falënderuan nga zemra banorët e këtyre dy lagjeve për mikpritjen dhe përkrahjen e madhe, duke e cilësuar këtë përkrahje si një mesazh të qartë për vazhdimësinë e rrugës së nisur dhe për fitore të sigurt më 19 tetor.
“Lagjjet e mija më dhanë zemrën sonte, dhe kjo është përgjegjësi e madhe për të ecur përpara edhe më të vendosur,” u shpreh Limani, ndërsa shtoi se mbështetja nga këto lagje ka domethënie të veçantë për të dhe për gjithë ekipin e AKI-së.
Pjesëmarrja masive dhe thirrjet për bashkim e mobilizim të strukturave dhe qytetarëve duket si një sinjal i fuqishëm që AKI është duke forcuar ndjeshëm pozitat në qytet dhe se fitorja në Gostivar po formësohet si një realitet politik i afërt e procesi zgjedhor do të mbyllet që në raundin e parë.
Nga AKI u theksua se fitorja në Gostivar nuk është vetëm një betejë lokale, por një hap drejt ndryshimeve të mëdha në nivel qendror, ku qytetet si Gostivari do të detyrojnë vendin për të shkuar shumë shpejtë edhe në zgjedhje të parakohshme parlamentare.







