
Kandidati i AKI-t për kryetar të Tearcës, Nazim Taipi ka deklaruar se më 19 tetor shqiptarët duhet t’i thonë mjaftë poshtërimit që po u bëhet shqiptarëve, njofton Top24
“Nuk po hapim vetëm shtab, por jemi këtu për një mision historik – për të shënuar një fillim të ri, të ardhme të re për komunën tonë, një histori të re për të ardhme më të mirë për të rinjtë tanë. Janë një referendum, për qytetarët tanë, që të mos heshtim më për poshtërimin që po na bëhet”, tha Taipi.



