RajonTopLajm

Kuvendi kroat hedh poshtë propozimin e opozitës për njohjen e shtetit të Palestinës

Kuvendi kroat sot me shumicë votash, hodhi poshtë propozimin e opozitës që Kroacia të njohë shtetin e Palestinës.

“Kundër” propozimit votuan 73 deputetë, ndërsa 44 votuan “për”, ndërsa katër të “përmbajtur”.

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ish lideri i Partisë socialdemokrate (SDP), ka kërkuar vazhdimisht që Qeveria ta njohë Palestinën.

Ndërsa, koalicioni qeverisës i udhëhequr nga Bashkimi demokratik kroat (HDZ) i kryeministrit Andrej Plenkoviq mbështet një “zgjidhje me dy shtete, si rezultat i dialogut dhe një procesi paqeje”.

Më herët, shefi i diplomacisë kroate Gordan Grliq Radman deklaroi se kushtet për njohjen e shtetit palestinez nuk janë përmbushur ende, pasi përleshjet duhet të ndalen së pari dhe të gjithë pengjet duhet të lirohen

Related Articles

Back to top button
Close
Close