
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi sot para gazetarëve në Zyrën Ovale se Izraeli dhe Hamasi janë afër arritjes së “një lloj marrëveshjeje” për një armëpushim të mundshëm.
-
Patëm një takim të shkëlqyer para disa ditësh në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe mendoj se jemi afër arritjes së një marrëveshjeje. Po, duam, duam t’i kthejmë pengjet. Duhet t’i kthej pengjet, tha Trump.
Ai informoi se është takuar me liderët e Katarit, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Jordanisë.
-
Patëm një takim vërtet të shkëlqyer. Mendoj se shumë gjëra u vendosën në atë takim, tha Trump.
Kur u pyet se sa shpejt mund të arrihet marrëveshja, ai tha se do të duhet të bisedojë me Izraelin.
-
Ata e dinë çfarë dua. Mendoj se mund ta realizojmë. Shpresoj që mund ta realizojmë. Shumë njerëz po vdesin, por duam që të na kthehen pengjet, tha Trump.



