BotaLajmeTopLajm

Pas Kopenhagës, mbyllet edhe Aeroporti i Alborgut për shkak të dronëve

Aeroporti në Alborg, qytet në veri të Danimarkës, mbrëmë është mbyllur për trafik ajror pasi në hapësirën e tij janë regjistruar fluturime të dronëve.

Ky është incidenti i radhës i këtij lloji, pas atij në Kopenhagë të hënën, ku për të njëjtën arsye aeroporti qëndroi i mbyllur katër orë. Po atë ditë, për tre orë u ndërpre edhe trafiku ajror në aeroportin e Oslos.

Autoritetet daneze dhe norvegjeze kanë qenë në kontakt të ngushtë që nga ajo ditë, por hetimet ende nuk kanë konfirmuar ndonjë lidhje mes rasteve.

Zëdhënësi i aeroportit në Alborg nuk komentoi për numrin e dronëve të evidentuar, por policia vendore konfirmoi se është vërejtur një numër i madh.

“Fluturimet e dronëve po pengojnë funksionimin normal të aeroportit. Për këtë arsye hapësira ajrore është mbyllur dhe të gjitha fluturimet janë anuluar”, deklaroi shefi i policisë lokale, Jesper Bojgard, duke shtuar se situata po monitorohet dhe mbahet nën kontroll.

Policia nënvizoi gjithashtu se mbetet për t’u parë nëse dronët mbi Alborg kanë lidhje me incidentet e mëparshme në Kopenhagë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close