LajmeMaqedoniTopLajm

Mucunski në takim të shefave të diplomacive nga SHBA – Karta e Adriatikut (A5)

 Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot në Nju-Jork ka marrë pjesë në takimin e shefave të diplomacive të vendeve të SHBA – Karta e Adriatikut (A5), që u mbajt në margjinat e mbledhjes së 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Mucunski, siç njoftoi raportuesja e MIA-s, e theksoi rolin e rëndësishëm të SHBA-së dhe përkrahjen që e japin për këtë iniciativë rajonale më shumë se dy dekada, duke theksuar se vazhdimi i saj saj është me rëndësi kyçe për përforcimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit.

Ai potencoi se është e domosdoshme që vazhdimisht t’u përgjigjet sfidave dhe bashkarisht të gjenden zgjidhje më efikase, duke iu referuar bashkëpunimit të përforcuar dhe pragmatik rajonal.

“Harmonizimi me politikat dhe prioritetet e NATO-s dhe Bashkimit Evropian do ta përgatisë rajonin për integrimin e ardhshëm dhe do të nxisë zhvillimin ekonomik, qëndrueshmërinë demokratike dhe kohezionin më të fuqishëm shoqëror”, theksoi Mucunski në takimin e shefave të diplomacisë së vendeve nga SHBA – Karta e Adriatikut (A5).

SHBA – Karta e Adriatikut është iniciativë rajonale për siguri dhe bashkëpunim politik, e krijuar me mbështetjen e SHBA-së në vitin 2003 me qëllimin kryesor përshpejtimin e integrimit të vendeve të rajonit në NATO dhe përforcimin e bashkëpunimit rajonal në sferat e sigurisë dhe mbrojtjes. Fillimisht, iniciativa përfshinte Shqipërinë, Kroacinë dhe Maqedoninë, e më vonë iu bashkangjitën Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina, duke e bërë grupin të njohur si A5.

Related Articles

Back to top button
Close
Close