
Grupi qytetar “Njerëz të Pastër për një Kosjeriq të Pastër” ka denoncuar se Milan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe dhe i shpallur në kërkim nga autoritetet e Kosovës për sulmin terrorist në Banjskë.
Sipas dëshmitarëve, Radoiçiq u shoqërua nga rojë sigurie dhe zyrtarë lokalë, përfshirë kryetarin e komunës, Zarko Dokiq, si dhe këshilltarët Dalibor Vujiq dhe Slobodan Dukiq.
Në një deklaratë për media, grupi qytetar kërkoi reagim urgjent nga prokuroria, policia dhe shërbimet e sigurisë, për të garantuar mbrojtjen e qytetarëve.
“Nuk kemi frikë. Lufta për një Kosjeriq të lirë, të sigurt dhe të drejtë do të jetë vetëm më e vendosur dhe këmbëngulëse pas kësaj ngjarjeje,” thanë përfaqësuesit e grupit.



