BotaLajme

Gjykata Ndërkombëtare Penale akuzon ish-presidentin filipinas për krime kundër njerëzimit

Ish-presidenti filipinas Rodrigo Duterte është akuzuar për krime kundër njerëzimit nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP).

80-vjeçari akuzohet se është penalisht përgjegjës për dhjetëra vrasje që dyshohet se ndodhën si pjesë e të ashtuquajturës luftë kundër drogës, gjatë së cilës mijëra tregtarë të vegjël droge, përdorues dhe të tjerë u vranë pa gjyq.

Fleta e akuzës së GJNP-së, e cila përfshin disa redaktime, daton nga korriku, por u bë publike vetëm të hënën.

Zëvendësprokurori i GJNP-së, Mame Mandiaye Niang tha se Duterte ishte një “bashkë-autor indirekt” në vrasje, të cilat gjykata pretendon se u kryen nga të tjerë, përfshirë policinë.

Akuza e parë e ngritur kundër Duterte ka të bëjë me përfshirjen e tij të dyshuar në vrasjet e 19 personave në Davao City midis viteve 2013 dhe 2016, ndërsa ai ishte kryetar bashkie atje.

Dy akuzat e tjera lidhen me kohën kur ai shërbente si president i Filipineve, midis viteve 2016 dhe 2022, dhe nisi të ashtuquajturën luftë kundër drogës.

Akuza e dytë lidhet me vrasjen e 14 “objektivave me vlerë të lartë” në të gjithë vendin, ndërsa e treta lidhet me vrasjen dhe tentativën e vrasjes së 45 personave në operacionet e pastrimit të fshatrave.

Prokurorët iu referuan mënyrës se si Duterte dhe bashkë-autorët e tij të dyshuar, “ndanë një plan ose marrëveshje të përbashkët për të ‘neutralizuar’ kriminelët e dyshuar në Filipine (përfshirë ata që perceptohen ose dyshohet se janë të lidhur me përdorimin, shitjen ose prodhimin e drogës) përmes krimeve të dhunshme, përfshirë vrasjen”.

Ai nuk ka ofruar falje për goditjen e tij brutale kundër drogës, e cila pa më shumë se 6,000 njerëz të vrarë – megjithëse aktivistët besojnë se shifra e vërtetë mund të shkojë në dhjetëra mijëra.

Duterte tha se ai ndërmori masa të ashpra kundër tregtarëve të drogës për të çliruar vendin nga krimet e rrugës.

Rodrigo është ish-kreu i parë i shtetit aziatik që akuzohet nga GJND-ja – dhe i dyshuari i parë që fluturon në Hagë në Holandë – ku ndodhet gjykata – në më shumë se tre vjet.

Ai ka qenë në paraburgim atje që nga marsi. Avokati i tij ka thënë se Duterte nuk është në gjendje të dalë në gjyq për shkak të shëndetit të dobët.

Në maj, ish-presidenti u zgjodh përsëri kryetar bashkie i Davao-s, pavarësisht se ishte në burg. Djali i tij Sebastian (i cili kishte shërbyer si kryetar bashkie që nga viti 2022), ka vazhduar si kryetar bashkie në detyrë në vend të babait të tij.

Related Articles

Back to top button
Close
Close