LajmeMaqedoni

Nazim Taipi takon bujqit e komunës së Tearcës: Do të kemi njësi për bujqit dhe blektorët në komunën tonë

Kandidati për kryetar komune të Tearcës nga radhët e AKI-së, Nazim Taipi i shoqëruar nga ish zëvendësministri i bujqësisë Flakron Bexheti sonte realizuan takimin e radhës me bujqit dhe blektorët e komunës së Tearcës ku nga afër dëgjuan hallet dhe problemet e tyre me bujqësinë dhe blektorinë në këtë komunë. Taipi theksoi se me marrjen e mandatit që nga dita e parë në komunë do të angazhohemi për të formuar një shoqatë të bujqëve dhe blektorëve të komunës sonë ndërsa në kuadër të komunës së Tearcës do të krijojmë një njësi që do të angazhohet drejtë për drejtë me këtë lëmij, shkruan Top24

👨‍🌾 Pas takimeve me Bujqit e Përshevcës, Glogjës dhe Odrit, sot pata kënaqësinë të takohem me bujqit e vendbanimeve Nerasht dhe Dobrosht, ku biseduam hapur për sfidat dhe mundësitë e bujqësisë në komunën tonë.

🌱 Si kandidat për Kryetar të Komunës së Tearcës, bujqësinë e kam përcaktuar si një nga prioritetet kryesore të programit tim.
✅ Do të hapim njësi rajonale të Ministrisë së Bujqësisë në Objektin e Komunës së Tearcës, që shërbimet të jenë më afër bujqve tanë.
✅ Komuna, përmes kompetencave të saj, do të realizojë projekte për rregullimin e rrugëve fushore që çojnë drejt fermave e staneve, duke lehtësuar punën e bujqve e blegtorëve.
✅ Do të mbështesim zhvillimin e agroturizmit, bletarisë dhe blegtorisë, duke i dhënë Tearcës një dimension të ri zhvillimi.
✅ Subvencione komunale për pajisje të vogla bujqësore, konform buxhetit të komunës sonë.
✅ Diasporën tonë të kësaj ane do ta motivojmë për të investuar në vendlindje, veçanërisht në sektorin e bujqësisë.
🤝 Një nga synimet e mia është që bujqit të organizohen në shoqata, për të qenë më konkurrues dhe për të përfituar më lehtë nga subvencionet. Në kabinetin tim do të ketë një këshilltar të dedikuar për bujqësinë, i cili do të jetë zëri juaj i përditshëm.
🐑 Blegtorët e ngritën shqetësimin e tyre për mungesën e rrugëve drejt staneve, vështirësitë në transportin e produkteve të qumështit dhe mungesën e energjisë elektrike. Këto janë sfida që do të adresohen me prioritet në mandatin tim.
Bujqësia është gjaku i ekonomisë sonë rurale. Me përkushtim dhe vizion, Tearca mund të bëhet shembull i zhvillimit bujqësor në rajon. 🌾

Related Articles

Back to top button
Close
Close