BotaLajme

Njohja e Palestinës, reagon Netanyahu: Do t’ju përgjigjem pas kthimit tim nga SHBA

Kryeministri Benjamin Netanyahu reagoi me ashpërsi ndaj vendimit të Britanisë, Australisë dhe Kanadasë për njohjen e shtetit palestinez, duke e cilësuar këtë hap si një shpërblim të terrorizmit dhe një kërcënim për sigurinë e Izraelit.

Ai theksoi se nuk do të lejojë krijimin e një shteti palestinez në perëndim të Jordanit dhe konfirmoi qëndrimin e tij të fortë për forcimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor.

“Një shtet palestinez nuk do të krijohet. Përgjigja ndaj përpjekjes së fundit për të imponuar një shtet terrorist në zemër të vendit tonë do të jepet pas kthimit tim nga Shtetet e Bashkuara”.

Kryeministri shtoi se ai ka “një mesazh të qartë për ata udhëheqës që njohin një shtet palestinez pas masakrës së 7 tetorit: ju po i jepni një shpërblim të madh terrorizmit. Dhe unë kam një mesazh tjetër për ju: kjo nuk do të ndodhë. Një shtet palestinez nuk do të krijohet në perëndim të Jordanit”.

Netanyahu gjithashtu pretendoi se për vite me radhë ai ka penguar krijimin e një shteti palestinez, ka forcuar vendbanimet në Bregun Perëndimor – dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë./Periskopi/

Related Articles

Back to top button
Close
Close