LajmeRajon

Presidentja Osmani kujton kolonel Ahmet Krasniqin në 27-vjetorin e vrasjes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar kolonel Ahmet Krasniqin në 27-vjetorin e vrasjes së tij.

“Kolonel Ahmet Krasniqi, ministri i parë i Mbrojtjes së Kosovës, mbetet simbol i guximit, sakrificës dhe vizionit për një Kosovë të lirë. Ai u vra në mënyrë të pabesë, viktimë e një akti të mjerë që synonte të ndalte përpjekjet për liri. Por, edhe pse u vra koloneli, nuk u vra ëndrra për Kosovën e lirë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Në njoftim theksohet se “trashëgimia e tij është e gjallë në çdo hap të shtetndërtimit tonë, ndërsa zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim moral dhe institucional”.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close