
Deputetja Rina Ajdari nga Bashkimi Demokrarik për Integrim ka porositur VMRO-DPMNE -në se shqiptarët nuk nënshtrohen para padronëve të saj dhe se shqiptarët kanë votën e tyre kanë dinjitetin e tyre dhe e kanë dëshmuar këtë se nukshiten, shkruan Top24
Ne jemi të qartë: shqiptarët nuk i nënshtrohen padronëve të VMRO-së. Shqiptarët kanë votën e tyre, kanë dinjitetin e tyre dhe e kanë dëshmuar se nuk shiten.
Kjo qeveri monoetnike, bashkë me fasadën e tyre elektorale të quajtur VLEN, në thelb ndan një qëllim: të bllokojë avancimin e shqiptarëve, të relativizojë sakrificat tona dhe të bëjë kthim pas në të drejtat tona.
Ndaj është e domosdoshme që shqiptarët të jenë të bashkuar, të qartë dhe të vendosur.
Vota shqiptare është e lirë, sovrane dhe vendimtare. As VMRO, as Levica, as “bota serbe” nuk vendosin kush i përfaqëson shqiptarët. Vetëm qytetari shqiptar me votën e tij të lirë!
Dhe këtë shqiptarët do ta dëshmojnë fuqishëm më 19 tetor.



