Bota

Rubio: SHBA-ja me mbështetje të palëkundur të qëllimeve izraelite në Rripin e Gazës

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marko Rubio sot në Jerusalem premtoi  “mbështetje të palëkundur” nga Uashingtoni për Izraelin në arritjen e qëllimeve të tij në Rripin e Gazës.

“Populli i Gazës meriton një të ardhme më të mirë, por kjo e ardhme mund të fillojë vetëm kur të eliminohet Hamasi”, theksoi Rubio në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu.

Rubio theksoi se Hamasi është inkurajuar nga hapat e Francës, Britanisë së Madhe dhe vendeve të tjera për të njohur një shtet palestinez. Sipas tij njohja e një shteti palestinez janë lëvizje “kryesisht simbolike”.

Vizita e Rubios në Izrael erdhi pasi armata izraelite u përpoq t’i eliminojë udhëheqësit e Hamasit që jetojnë në kryeqytetin e Katarit, Doha.

Related Articles

Back to top button
Close
Close