
Profesori Bedri Behadini është zgjedhur shef shtabit zgjedhor i ASH-Sela në komunën e Tearcës për zgjedhjet lokale të 19 Tetorit, shkruan Top24
Bedri Behadini – Kryetar i Shtabit Komunal në Tearcë (ASh – Ziadin Sela)
Të dashur qytetarë,
Rruga jonë është rruga e fitores, e prosperitetit dhe e krenarisë sonë të përbashkët!
Sot, më shumë se kurrë, na duhet të jemi të bashkuar, të vendosur dhe me besim të palëkundur në vizionin tonë!
Le të mbështesim opsionin tonë politik – një opsion që garanton të ardhme më të mirë për familjet tona, punësim, zhvillim dhe dinjitet për çdo qytetar!
Së bashku, me guxim dhe vendosmëri, do të ecim drejt fitores! 



