
Valbon Limani dhe Valder Xhaferi sonte së bashku me ish kryeministrin e parë shqiptarë Talat Xhaferi dhe shefat e shtabeve z. Nexhati Jakupi dhe z. Isak Lazami mnajtën mbledhjen e radhës së shtabit të AKI-së ku entuziazmi dhe dëshira pët të dërguar porosinë se shqiptarët nuk nënshtrohen kanë vulosur fitoren e madhe të Tetorit që sonte ende pa mos u mbajtur zgjedhjet, shkruan Top24
Fillon koordinimi për fitoren plebishitare më 19 tetor
Në praninë e kryetarëve të Shtabave Komunale të BDI-së dhe ASH-së në Gostivar, z. Nexhati Jakupi dhe z. Isak Lazami, kandidatit për kryetar komune, z. Valbon Limani, bartësit të listës për këshilltarë komunalë, z. Valdet Xhaferi, si dhe kryetarit të shtabit politik të BDI-së në Gostivar, z. Talat Xhaferi, u mbajt mbledhja e radhës e Shtabit Zgjedhor të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e tetorit.
Pas një debati të frytshëm dhe unifikues, u vendos për dinamikat e fushatës zgjedhore dhe koordinimin e aktiviteteve në terren nga subjektet pjesëmarrëse.
Me përfundimin e pushimeve verore dhe nisjen e vitit të ri shkollor, aktivitetet parazgjedhore do të intensifikohen, me synim fitoren plebishitare më 19 tetor – fitore që do të realizohet që në raundin e parë.
Aleanca Kombëtare për Integrim – Gostivar



