
Problemi me librat në shkollat e Maqedonisë së Veriut, veçanërisht për klasat e shtata, pritet të zgjidhet së shpejti, premtoi ministrja Vesna Janevska. Ajo këtë premtim e dha në ditën e katërt të vitit shkollor 2025/2026, transmeton Portalb.mk.
“Pjesa më e madhe e tirazhit, mbi 90%, është dorëzuar, ndërsa distributorëve u duhen edhe disa ditë për të përfunduar plotësisht shpërndarjen. Për më tepër, plani për shpërndarjen e teksteve shkollore tek nxënësit bëhet nga udhëheqësia dhe stafi i shkollës”, deklaroi Janevska.
Ajo sqaroi se janë shtypur edhe tekstet shkollore për klasën e shtatë dhe vitin e parë në gjimnaz, duke përfshirë edhe ato për gjuhë të huaja.
Në lidhje me ditarin ri elektronik që ka hy në funksion nga ky vit shkollor, ajo sqaroi që mbi 250 mijë përdorues tashmë janë regjistruar.
Ndryshe, Ministria për Arsim dhe Shkencë më 11 qershor kishte urdhëruar shkollat që mos të furnizojnë nxënësit me libra të dëmtuara, pasi para shtatorit do të sjellin libra të reja.
Kujtojmë se në prill të këtij viti Shoqata Akademike e Shqiptarëve për Shkencë dhe Art në RMV kërkoi që të hiqet nga përdorimi i librit të historisë për klasën e shtatë të shkollave fillore në Maqedoninë e Veriut. Libri, thanë ata, nuk është në përputhje me parimet e ndarjes së institucioneve fetare nga shteti. Nga ana tjetër, Ministria e Arsimit e fajëson udhëhqësinë paraprake, duke shtuar vijon procedura e hartimit të librit të rinj.



