LajmeMaqedoniTopLajm

Osmani thumbon Mexhitin: Tani ke angazhuar arkitekt, e pranon se 20 vite ke punuar pa plan

Kandidati i AKI-së për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, ka kritikuar ashpër kundërkandidatin e tij nga VLEN, Izet Mexhit, duke e akuzuar për mungesë vizioni dhe planifikimi gjatë mandatit të tij 20-vjeçar. Osmani theksoi se vetëm tani, pas dy dekadash në krye të komunës, Mexhiti ka vendosur të angazhojë një ekip për të përgatitur master planin e qytetit, njofton Top24

“Të tregoj drejtë, jam i trishtuar kur e shoh kundërkandidatin tim i cili pas 20 vitesh kryetar komune ka angazhuar ekip për të bërë master plan për Çairin. Kjo i bie të pranosh se 20 vite ke punuar pa plan?”, tha Osmani, duke nënvizuar rëndësinë e planifikimit afatgjatë dhe menaxhimit të përgjegjshëm të komunës. Ai bëri thirrje që qytetarët të votojnë për lidership që ka vizion dhe mund të sjellë zhvillim të qëndrueshëm për Çairin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close