LajmeMaqedoniTopLajm

Zemri Idrizi bartës liste në Tearcë ndërsa për shef të shtabit u zgjodh Besnik Osmani

Bashkimi Demokratik për Integrim dega e Tearcës në mbledhjen e mbajtur sot për bartës për zgjedhjet e 19 Tetorit ka zgjedhur kandidatin Zemri Idrizi ndërsa për shef shtabit komunal të BDI-së kla zgjedhur Besnik Osmanin, shkruan Top24

Ndryshe Aleanca Kombëtare në Tearcë garon në këto zgjedhje me Nazim Taipin si kandidat për kryetar komune dhe Zemri Idrizin si bartës liste duke sjellur kështu fitoren e madhe të tetori.

Në mbledhjen e fundit të degës së BDI Tearcë, pas një diskutimi të hapur dhe konstruktiv, unanimisht u vendos që bartës liste për zgjedhjet lokale të jetë Zemri Idrizi, ndërsa për shef të shtabit komunal u zgjodh Besnik Osmani.
Dega e Tearcës edhe një herë tregoi se mbetet unike, e bashkuar dhe e palëkundur pas misionit dhe vizionit të kryetarit Ali Ahmeti.
Me këtë vendim BDI dega Tearcë dëshmon se është forca promotore dhe më e sigurt, e cila gjithmonë i paraprin proceseve kombëtare dhe qëndron në ballë të sfidave politike.
Ky unitet është garanci për fitore dhe vazhdimësi të suksesit të përbashkët.

Related Articles

Back to top button
Close
Close