
Kandidati për kryetar të Çairit, Bujar Osmani ka dalë me një premtim për gratë e Çairit – hapjen e shkollës së mesme të zanatit dhe subvencionim të biznesit të tyre, njofton Top24
“Kur ata t’i marrin diplomat, të kenë mundësi të hapin biznesin e tyre. Kjo është shumë me rëndësi për ne që secila grua të ketë trajnim të vetin dhe të ketë biznesin e vetë. Hapi tjetër është – Komuna do të suvencionojë hapat e parë të biznesit”, tha Osmani.



