
Reagim publik
Në ditët e fundit janë shtuar sinjalet shqetësuese se pushteti në ikje po përdor policinë dhe institucionet për të ushtruar presion mbi qytetarët që nuk u binden politikisht.
Flitet se në orët e vona, në objektet e komunës së Zhelinës zhvillohen takime mes kryetarit në ikje, komandantit të stacionit policor dhe disa militantëve partiakë, ku përmenden lista me emra konkret për shantazh e frikësim.
Nëse këto zëra janë të vërteta, kemi të bëjmë me një skandal të papranueshëm dhe me abuzim flagrant të pushtetit.
Ne themi qartë, policia është e qytetarëve, jo e partive. Qytetarët e Komuns së Zhelinës nuk i frikëson askush. Shantazhi dhe presioni nuk do të ndalin ndryshimin që tashmë ka nisur.
Zhelina ka nevojë për zhvillim dhe dinjitet, jo për lista të natës dhe politika të frikës.
#QytetarëtMëTëFuqishëm
#NdryshimiNukNdalet
OSCE Mission to Skopje
Министерство за внатрешни работи / Мinistria e Punëve të Brendshme



