
Kandidati i AKI-së për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi sot ka publikuar pikën e radhës së platformës së tij “Kalendarin Publik” ku çdo aktivitet i komunës, duke filluar nga punimet në rrugë e deri te ngjarjet kulturore, do të shpallet paraprakisht dhe do të jetë i qasshëm për qytetarët, shkruan Top24
📅 KALENDARI PUBLIK
Tetova ka nevojë për plan, rregull dhe transparencë të plotë.
Me Kalendarin Publik, çdo aktivitet i komunës, duke filluar nga punimet në rrugë e deri te ngjarjet kulturore, do të shpallet paraprakisht dhe do të jetë i qasshëm për qytetarët
👉 Qytetarët do të dinë:
🔹 çfarë projektesh dhe aktivitete janë planifikuar,
🔹 kur do të realizohen,
🔹 kush është përgjegjës për to.
Asgjë e fshehur, çdo gjë do të publikohet me transparencë dhe llogaridhënie maksimale.
Tetova do të ketë një komunë që punon me afate, me transparencë dhe me përgjegjësi publike.
Planifikim të hapur, shërbime të qarta, qytetarë të informuar.
#AleancaKombëtarePërIntegrim
#BashkëPërTetovën ✅



