LajmeMaqedoniTopLajm

Gadaf Uzeiri sulmon VMRO-n dhe Mickoskin: “A do ta luash pjesën e dytë të luftës së 2001?”

Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzeiri, akuzon VMRO-DPMNE-n për shpifje dhe manipulim politik, ndërkohë që thotë se partitë maqedonase harrojnë korrupsionin e tyre buzë Vardarit, njofton Top24

Në një reagim të fuqishëm për mediat, Uzeiri theksoi:

“Në vend që të merret me realitetin, VMRO mundohet të shpifë për mua dhe për Arben Taravarin, vetëm për të defokusuar temën. Unë ju bëj apel: pyesni Kryeministrin dhe funksionarët pranë tij: a e ka bërë apo jo Mickoski deklaratën se ‘lufta e 2001 ishte pjesa e parë, tani ka ardhur koha ta luaj unë pjesën e dytë’?”

 Ai shtoi se për këtë çështje janë të informuar edhe faktorë ndërkombëtarë që veprojnë në Maqedoni, duke e bërë situatën edhe më të ndjeshme.

Uzeiri thekson diferencën mes Aleancës për Shqiptarët dhe VMRO-DPMNE-së:

“VMRO kritikon Taravarin, por ka qeverisur bashkë me të në nivel lokal dhe deri para pak muajsh në qeveri. Ne nuk pranojmë nënshtrim dhe nënçmim. Kur nuk pajtohemi me degradimin e shqiptarëve dhe largimin nga rruga evropiane, nuk na duhen privilegjet e pushtetit – ne kthehemi te qytetari.”

Ky reagim vjen pas akuzave të fundit të VMRO-së kundër liderit të ASH-së dhe Arben Taravarit, duke ngritur tensionin politik para ditëve vendimtare në Maqedoninë e Veriut.

Related Articles

Back to top button
Close
Close