Bota

Grenelli reagon ndaj kandidates republikane për Kongres e cila dogji Kuranin

I dërguari i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Richard Grenell, ka reaguar ashpër ndaj kandidates republikane për në Kongres, Valentina Gomez, e cila është shfaqur në rrjetet sociale duke djegur librin e shenjë islamik, Kuranin.

Grenelli ka thënë se Kushtetuta Amerikane garanton lirinë fetare.

“Mos e minoni Amendamentin e Parë të Kushtetutës të vendosur nga paraardhësit tanë. Kushtetuta Amerikane garanton lirinë e fesë. Ju nuk i kuptoni shumë mirë liritë tona”, ka shkruar Grenell si përgjigje ndaj veprimit të saj.

Gomez i është kundërpërgjigjur duke shkruar “Richard, myslimanët të shohin si një të pafe që duan ta vrasin. Unë të shoh si vëllain tim të krishterë”.

E Grenelli i ka replikuar duke i thënë se ka shumë shokë myslimanë dhe se ajo duhet të ndalojë se sulmuari të gjithë myslimanët.

Gomez, e cila kandidon për Distriktin e 31-të të Teksasit në vitin 2026 si republikane, ndau videon ekstreme në X si pjesë të zotimit të saj për t’i “dhënë fund Islamit” në Shtetin Lone Star.

Përafërsisht një përqind e popullsisë së Teksasit është myslimane.

“Bijat tuaja do të përdhunohen dhe bijve tuaj do t’u pritet koka, nëse nuk e ndalojmë Islamin njëherë e përgjithmonë”, ka thënë Gomez përpara se t’i vinte flakën një kopjeje të librit të shenjtë.

“Do ta zhduk Islamin në Teksas, prandaj më ndihmo Zot”, ka shtuar ajo

Related Articles

Back to top button
Close
Close