LajmeMaqedoniTopLajm

Bujar Osmani: Mexhiti humb me 10% diferencë, kjo i shtyn të fabrikojnë afera për Samitin e OSBE-së ku gjithçka është e pastër

Pas sulmeve të koalicionit VLEN, në të cilat u përsëritën akuzat tashmë të mbyllura institucionalisht, kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, me një qëndrim të qartë para opinionit:

„Ata i kanë marrë anketat, në të cilat shihet qartë se diferenca mes meje dhe kandidatit të tyre është 10%, dhe tani janë në panik. Prandaj po përpiqen të hapin çështje për të cilat qytetarët zakonisht i akuzojnë ata se janë të korruptuar dhe se për 20 vjet e kanë drejtuar komunën në mënyrën më korruptive,“ deklaroi Osmani.

Osmani kujtoi se qysh para se të përfundonte Samiti i OSBE-së ai personalisht ia kishte dorëzuar tërë dokumentacionin institucioneve përkatëse.

„Unë personalisht ia kam dorëzuar tërë dokumentacionin Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Prokurorisë. KShPK, pas disa javësh, doli me konstatim se nuk ka asnjë parregullsi. Edhe Prokuroria Publike konfirmoi se nuk ka parregullsi. Nuk ka pasur asnjë auditim të OSBE-së, por të Boris Trajkovskit, dhe kjo në lidhje me mënyrën se si ata e kanë pranuar pajisjen,“ sqaroi Osmani.

Në përmbyllje, Osmani theksoi se kapitali i tij më i madh politik mbetet kredibiliteti i tij:

„Nëse ka diçka që më dallon, është fakti se askush, në tërë karrierën time politike, nuk mund të më akuzojë për korrupsion. Ky është kapitali im më i madh në politikë, integriteti politik dhe kredibiliteti njerëzor,“ përfundoi Osmani.

Related Articles

Back to top button
Close
Close