
Nuk mendoj se është llapsus a rastësi deklarata e kryeministrit. Unë mendoj se është një strategji e kryeministriti, i cili urdhëron ministrat për të nxjerrë deklarata të tilla si ballon prove, që të normalizohet si temë dhe pastaj del me demante boshe. Është pjesë e strategjisë për të demontuar Marrëveshjen e Ohrit. Ajo që është tronditëse është heshtja e VLEN-it ndaj një veprimi të tillë të rrezikshëm, ndaj hapjes së këtij debati të rrezikshëm dhe qëndrimi në prehërin e VMRO-së edhe përkundër asaj se po shihet se ka plan për të demontuar MO. Shqiptarët nuk do të lejojnë demontimin e MO, nuk do lejojnë zhbërjen e statusit të tyre shtetformues dhe shndërrimin në pakicë, kthimin e majorizimit. Ky veprim na ka gjet të bashkuar, siç jemi sot, por do na gjejë të bashkuar në parandalime. I ftoj edhe qytetarët maqedonas edhe ata turk, romë e boshnjakë, që të mos lejojnë një qeveri kleptokratike, të veshur me petkun e nacionalizmit të bëjnë veprime të cilat do të rrezikojnë paqen, stabilitetin dhe perspektivën europiane të qytetarëve. Nuk do lejojmë prekjen e MO-së. Është në kundërshtim të drejtpërdrejt edhe me urdhërin ekzekutiv të presidentit te SHBA-së, i cili e vlerëson si interes anti amerikan prekjen e MO-së. Dhe kjo deklaratë, që unë mendoj, është e porositur nga KM se nuk mundet ministri të jep deklaratë në kokë në vete.



