
Kryetari i Likovës, Erkan Arifi ka promovuar sot automjetin e ri të Ndërmarrjes Komonale të Pastrimit “Penda”, njofton Top24
“Ardhja e automjetit special për N.K.P. “Penda” paraqet një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të shërbimeve publike. Ky mjet do të kontribuojë në mënyrë domethënëse në realizimin e detyrimeve institucionale dhe obligimeve ndaj qytetarëve, me fokus në sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm me ujë të pijshëm dhe mirëmbajtjen profesionale të rrjeteve të kanalizimeve fekale. Investime të tilla janë garanci për rritjen e cilësisë së jetesës së banorëve dhe për forcimin e kapaciteteve funksionale të ndërmarrjes”, tha Arifi.



