LajmeMaqedoniTopLajm

Krenar Lloga: Sot Tetova Sot, dje Top24 – shembuj të padurueshmërisë ndaj atyre që ua nxjerrin të palarat në shesh

Krenar Lloga nga ASh ka dalë në mbështetje të Nevrij Ademit dhe Tetova Sot, njofton Top24
Ai ka përmendur edhe rastin e kohë më parë të medias sonë, Top24 dhe thotë se këto dy media janë shembuj të padurueshmërisë ndaj atyre që ua nxjerrin të palarat në shesh.
“AL ■ Fakti që nuk mund ta ndalonin me kërcënime direkte për jetën e tij, i shtyu të bënin budallakinë e radhës duke e thirrur në stacionin policor dhe duke ushtruar presion, madje duke tentuar t’i marrin edhe mjetin e tij të punës, në këtë rast, telefonin. Sot Nevrij Ademi, Rami Mislimi dhe TetovaSot dje Ylberi dhe Top24.mk janë shembulli i padurueshmërisë ndaj atyre që ua nxjerrin të palarat në shesh.
Nuk është faji i askujt përveç pushtetarëve lokalë e qendrorë që shesin pronën publike në mënyrë të dyshimtë, privatizojnë në mënyrë të dyshimtë, japin partneritete publiko-private në mënyrë të dyshimtë. Marrin fonde nga kompani serbe e s’kanë të drejtë fjale se nuk i len Kryeministri Mickoski, ama atij i rrijnë “mirno”.
“Të dyshimtë” do të jenë deri në fund të tetorit, pastaj do të kenë status tjetër. Deri atëherë do durojmë këtë karikaturë-regjim Mbështetje të plotë për Nevrijun dhe TS”, shkruan Lloga.

Related Articles

Back to top button
Close
Close