
Kreu i Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe është duke udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për bisedime të detajuara rreth përfshirjes amerikane në garancitë e sigurisë për Ukrainën, raporton BBC, përcjell Reporteri.net.
Kryeministri britanik Keir Starmer ka ngarkuar Shefit të Shtabit të Mbrojtjes, Tony Radakin, që të hartojë detajet e masave për të mbrojtur Ukrainën në rast të një marrëveshjeje paqeje.
Starmer deklaroi mbrëmë gjatë takimit me Presidentin amerikan, Donald Trump, se aleatët evropianë të Ukrainës — të cilët i quajti “Koalicioni i Vullnetit” — janë “të gatshëm të marrin përgjegjësinë” për të garantuar sigurinë e Ukrainës./Reporteri.net



