KulturëLajmeMaqedoni

Gati tre vite nga zbulimi i pllakës DARDANUS në një lokalitet arekologjik, sot askush nuk di se ku përfunduan ato arte fakte

Në muajn Mars të vitit 2023 në një lokacion në Shkup gjatë fillimit të punimeve për ndërtimin e  një ndërtese u zbuluan disa varreza të vjetra që mendohet se datojnë nga koha e Mbretërisë Ilire. Aty janë gjetur disa pllaka me shkrime latinisht, por njëra prej tyre ka tërhequr vëmendje të madhe. Në të shkruhet “Dardanus” dhe besohet se është emri i njërit prej fëmijëve të Epikratit, shkruan Top24

Por studiuesit maqedonas thonë se ato që kanë dalë në dritë së fundmi nuk janë varreza ilire, por romake.

“Bëhet fjalë për varreza romake që kanë ekzistuar në interval prej shekujve I deri në shekullin V të erës sonë. Ky është nekropol i qytetarëve të qytetit romak Skupi. Ne ashtu i trajtojmë, sikurse edhe gjithë letërsia dhe dokumentacioni. Ndërsa atë se kush ka qenë i varrosur brenda varreve këtë nuk mund ta themi. Ne i trajtojmë si qytetarë romakë”, – thotë arkeologia Vera Atanasovska.

Por sot pas tre vitesh askush nuk ka dalur në opionon e aq më pak të angazhoheshin arkeolog nga Shqipëria e Kosova që do të mernin pjesë me kolegët e tyre Maqedonas për të zbardhur të vërtetën e këtij lokaliteti arkeologjik që sot fatkeqësisht është betonizuar dhe fshirë çdo gjurmë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close