LajmeMaqedoni

Zjarri në Jazhincë është vënë nën kontroll

Sot, drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali, së bashku me komandantin e NJTZ Tetovë, Avni Ahmeti, dhe udhëheqësën e QRMK Tetovë, Arlinda Muharemi, nga terreni koordinuan të gjithë aksionin, i cili rezultoi me vendosjen e zjarrit nën kontroll.

Zjarri i madh që shpërtheu në Jazhincë është vënë nën kontroll.

Në shuarjen e zjarrit morën pjesë ekipet zjarrfikëse nga Tetova, automjetet e specializuara të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe mbështetja ajrore nga avioni “Air Tractor” dhe helikopteri i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ndërhyrja e drejtëkohshme mundësoi kufizimin e përhapjes së flakëve dhe mbrojtjen e infrastrukturës dhe pronës së qytetarëve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close