
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar është arrestuar një 19-vjeçar nga Shkupi pasi dyshohet se qëllimisht ka shkaktuar zjarr.
“Sot (15.08.2025) rreth orës 16:15 në Tetovë, oficerët e policisë nga Drejtoria e Punëve të Brendshme të Tetovës arrestuan S.M. (19) nga Shkupi, me vendbanim të përkohshëm në Tetovë, i cili u kap duke vënë flakën në kabllo, duke shkaktuar zjarr në mbikalimin hekurudhor në rrugën “Marshall Tito” në Tetovë. Me ndërhyrjen e Departamentit të Zjarrfikësve të Tetovës, zjarri u shua, dhe S.M. po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të përgatitet një raport përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.



