
Komisionerja për zgjerimin në BE, Marta Kos ka reaguar në lidhje me protestat në Serbi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kos u shpreh se dhuna në protesta është e patolerueshme.
Kos shtoi se serbët duhet të shprehin bindjet e tyre pa u frikësuar.
“Raportet për dhunë gjatë protestave të fundit në Serbi janë thellësisht shqetësuese. Përparimi në këtë rrugën europiane kërkon që qytetarët të shprehin lirisht pikëpamjet e tyre dhe gazetarët të mund të raportojnë pa kërcënime apo sulme.”, shkruan Kos në X.



