LajmeMaqedoni

Salih Murat i reagon Mickoskit: Turqit do të vazhdojnë ta mbështesin Marrëveshjen e Ohrit

Salih Murat deputet nga komuniteti turk ka dalë me një prononcim ku thotë se si turq do të vazhdojnë ta mbështesin Marrëveshjen e Ohrit, njofton Top24

“Populli im i çmuar,

Kundër fjalëve të pasinqerta dhe të largëta nga realiteti që Kryeministri Mickovski shprehu pardje në përvjetorin e Marrëveshjes së Kornizës së Ohrit, shihet se ai dhe pushteti i tij zbatojnë politika plotësisht të kundërta.

Ne, si Turqit e Maqedonisë, që nga dita e parë deri sot kemi mbështetur dhe do të vazhdojmë të mbështesim Marrëveshjen e Kornizës së Ohrit. Me këtë marrëveshje parashikohet uniteti, tërësia, struktura unitare e Maqedonisë, elementi themelues i komuniteteve, arsimi në gjuhën amtare në të gjitha nivelet, përdorimi i gjuhëve në nivel vendor dhe qendror, përfaqësimi i drejtë dhe proporcional, decentralizimi, mbrojtja e barabartë e vlerave kulturore, qasja e barabartë ndaj diasporës, zhvillimi rajonal dhe fuqizimi i administratave vendore.

Fatkeqësisht qeveria VMRO-VLEN prej 15 muajsh zbaton politika plotësisht të kundërta me Marrëveshjen e Kornizës së Ohrit. Shihet qartë se nuk ka qasje të barabartë ndaj komuniteteve, principi i përfaqësimit të drejtë dhe proporcional është minuar, nuk ka qasje të barabartë ndaj arsimit, kulturës dhe artit të komuniteteve, ka qasje selektive ndaj diasporës, zhvillimit rajonal dhe administratave vendore, në vend të respektit dhe pasurimit të ndryshimeve shfaqet superioritet dhe në të gjitha fushat e shoqërisë shfaqet qëndrim diskriminues.

Pasi populli i Maqedonisë dhe vëzhguesit ndërkombëtarë e panë dhe e ndjenë këtë situatë, bërja e deklaratave dhe dalje të papërshtatshme për kryeministrin në vend të veprimeve dhe fjalëve tolerante, përqafuese dhe gjithëpërfshirëse, tregon se janë në atmosferë paniku.

Le të turpërohen institucionet politike turke dhe OJF-të që i injorojnë dhe heshin për këto politika.

Është e dobishme të kujtojmë: Të gjithë, duke përfshirë qeverinë dhe kryeministrin, duhet të respektojnë kushtetutën, ligjet dhe normat ndërkombëtare”, shkruan Murat.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close