LajmeMaqedoniTopLajm

Osmani: Të vendosur ta ndërtojmë Çairin si shtëpi për të gjithë

“Maqedonia e Veriut është shtëpia jonë e përbashkët. E në Çair, në çdo rrugë, në çdo lagje, jetojmë bashkë – shqiptarë, maqedonas, romë dhe të tjerë”.

Me këtë porosi Bujar Osmani iu është drejtuar çairasve duke u premtuar se do ta bëjë këtë komunë vend ku do të sundojë paqja dhe bashkëjetesa.

“Marrëveshja Paqësore e Ohrit na e hapi rrugën e barazisë dhe respektit. Ajo është themeli i qëndrueshmërisë, garancia që të ardhmen do ta ndërtojmë së bashku, pa dallime e përçarje. Si kryetar i ardhshëm i komunës, do të jem shtylla e marrëdhënieve të mira ndëretnike. Do të kujdesem njësoj për çdo qytetar, do të investoj njësoj në çdo lagje, pa dallim përkatësie etnike apo fetare. Besoj se vetëm përmes besimit dhe respektit të ndërsjellë mund ta ngremë Çairin nga hiri. Gjithmonë kam qenë dhe do të mbetem në anën e paqes, drejtësisë dhe bashkëjetesës. Do të jem urë mes komuniteteve, zë i arsyes dhe faktor bashkimi në kohën kur na nevojitet më shumë uniteti. Forca jonë është te fakti që jemi bashkë. Dhe kështu do të vazhdojmë – të fortë, të bashkuar dhe të vendosur ta ndërtojmë Çairin si shtëpi për të gjithë”, tha Osmani.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close