LajmeMaqedoniTopLajm

Ali Ahmeti kujton 24 vjetorin e masakrës së Lubotenit, dëshmi e gjallë e çmimit që shqiptarët kanë paguar për liri

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka kujtuar 12 Gushtin e vitit 2001 kur forcat paramilitare në Luboten të Shkupit vranë mizorisht 10 civil shqiptarë e në mesin e tyre edhe një fëmij vetëm 5 vjeç. Kjo masakër është dëshmi e gjallë e çmimit që shqiptarët kanë paguar për liri, barazi dhe dinjitet njerëzor, ahkruan Top24
Luboteni, 12 gusht 2001, një ditë që nuk shuhet kurrë nga kujtesa jonë kombëtare. Forcat paramilitare vranë mizorisht 10 civilë shqiptarë, mes tyre edhe një fëmijë vetëm 6 vjeç.
Kjo masakër është dëshmi e gjallë e çmimit që shqiptarët kanë paguar për liri, barazi dhe dinjitet njerëzor. Epilogu i saj është vula e luftës së pastër të UÇK-së.
Sot, 24 vite më pas, kujtojmë me nderim dëshmorët dhe viktimat e pafajshme, dhe ripërtërijmë zotimin tonë: pa kompromis do të vazhdojmë misionin për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe orientimit euro-atlantik të vendit.
Lavdi të rënëve të Lubotenit!

Related Articles

Back to top button
Close
Close