
Në drejtim të reduktimit të kaosit në trafik dhe zgjerimit të vendparkimeve, komuna e Tetovës, lëshoi në përdorim edhe një sipërfaqe për parkim në sheshin e Tetovës, shkruan Alsat
Bëhet fjalë për shtimin e numrit të parkingjeve edhe për mbi 40, ndërsa në të njëjtin vend, po përgatitet plani për ndërtimin e parkingut në kate.
“Sot jemi këtu për të promovuar edhe një parking që do jetë në shërbim të qytetarëve. Bëhet fjalë për një lokacion shumë kritik për qytetin që është në qendër të qytetit apo afër gjykatës, ku nga sot qytetarët do të kenë në disponim mbi 40 vend parkime, dhe në të ardhmen sigurisht që po punojmë që këtu të ndërtohet një garazh në kate që do ketë vend parkime shtesë për qytetarët. Për momentin është investim minimal për ta përshtatur këtë vend për shfrytëzim parkingu, ndërsa për të ardhmen kemi projekt edhe për parkim në kate”, tha Bilall Kasami, Kryetar i komunës së Tetovës./ Alsat.mk



