
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari i shoqëruar nga kandidatët për kryetar komune Valbon Limani, Isen Shabani dhe Nazim Taipi gjatë ditës ka zhvilluar një takim me kryetarin e grupi parlamentarë të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Niko Peleshin, shkruan Top24
Gjatë takimit u shkëmbyen mendime rreth bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet dy vendeve, perspektivave të integrimit rajonal dhe rëndësisë së ndërlidhjes ndërmjet faktorit politik shqiptar në të dy anët e kufirit. Palët theksuan rëndësinë e mbajtjes së kontakteve të rregullta për të forcuar frymën e bashkëpunimit dhe koordinimit në çështje me interes të përbashkët.




