BERZH-i Shqipërisë i miratoi kredi prej 30 milionë euro për hekurudhën Durrës-Rogozhinë, pjesë e Korridorit 8

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të mbështesë ndërtimin dhe elektrifikimin e hekurudhës Durrës-Rogozhinë, pjesë e Korridorit 8, duke i miratuar Shqipërisë kredi prej 30 milionë euro.
“Kjo është një kredi shtesë pas kredisë prej 30 milionë euro nga Banka Evropiane e Investimeve (BEI) dhe 60 milionë euro në grante investimi dhe ndihmë teknike nga BE-ja përmes kornizës investuese për Ballkanin Perëndimor, të cilat u nënshkruan në prill të këtij viti. Fondi total i ndërhyrjes në këtë segment hekurudhor është 120,5 milionë euro”, publikoi abcnews.al.
Projekti strategjik parashikon rehabilitimin dhe elektrifikimin e afërsisht 34 kilometrave të linjës hekurudhore midis qytetit portual të Durrësit dhe Rrogozhinës në Shqipëri, duke përfshirë edhe rikonstruimin e objekteve të stacionit hekurudhor.
Pasi të përfundojë ky projekt, trenat do të jenë në gjendje të lëvizin me shpejtësi deri në 120 km/orë. Kjo shënon një hap të rëndësishëm në përpjekjet e Shqipërisë për të modernizuar rrjetin e saj hekurudhor, për të përmirësuar lidhjen rajonale dhe për t’u harmonizuar me standardet e transportit dhe standardet ekologjike të BE-së.



