Rajon

Të shtëna me armë në sheshin “Skënderbeu”

Të shtëna me armë zjarri ka pasur mbrëmjen e së martës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, aty ku mbahet festivali “Akull n’Verë”.

Policët e kanë rrethuar atë pjesë të sheshit ku janë të vendosura shtëpizat.

Nuk raportohet për persona të lënduar, por një i dyshuar është arrestuar.

“Sot rreth orës 22:40 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në sheshin ‘Skenderbeu’ në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë arrestuar personin e dyshuar dhe kanë sekuestruar një armë”, kanë thënë nga Policia për KOHËN.

Related Articles

Back to top button
Close
Close