LajmeMaqedoni

Urim nga Alternativa: Urojmë që Maqedonia e Veriut të vazhdojë të ecë në shtigjet e themelvënësve të shtetit që sot e gëzojmë të gjithë

Shkup, 2 gusht 2025

Në ditën e Kryengritjes së Ilindenit (1903) dhe të mbledhjes së parë të KAÇKM-së (1944), kur u vunë themelet e shtetit të sotëm të Maqedonisë së Veriut, janë momente reflektimi për të gjitha përpjekjet dhe sakrificat e bëra nga shumë breza, nga pjesëtarë të ndryshëm të bindjeve politike e përkatësive të ndryshme etnike e religjioze, për një shtet të pavarur, të barabartë e të zhvilluar, që sot aspiron drejt vendeve më të përparuara europiane.

Duke shprehur mirënjohje për ato gjenerata, sot urojmë 2 Gushtin e Ilindenit dhe të KAÇKM-së dhe urojmë që Maqedonia e Veriut të vazhdojë të ecë në shtigjet e këtyre themelvënësve të shtetit që sot e gëzojmë të gjithë.

Alternativa 

Related Articles

Back to top button
Close
Close