
Bujar Osmani, kandidat për kryetar të Çairit nga BDI, ka dalë me një zgjidhje ideale për ndërtimet ilegale në Çair, njofton Top24
Thotë se gjëja e parë që duhet të bëhet, është të matet cilësia dhe siguria e këtyre objekteve.
Osmani ka siguruar çairasit se ata nuk do të dëmtohen nga ky proces.
“Unë mund të them se qytetarët të cilët i kanë blerë ato banesa, sepse qytetarët kanë kursyer gjithë jetës që të blejnë një banesë, dhe ata u detyruan që të blejnë banesë e cila nuk është e mbuluar ligjërisht. Ata nuk duhet të shqetësohen, sepse ata nuk do të dëmtohen”, tha Osmani.



