
Zyrtarizimi i kandidatëve të VLEN-it, zbuloi pabesinë më të madhe të Izet Mexhitit ndaj njeriut që kur nuk e preu në besë dhe qëndroi fuqishëm përballë çdo goditje për të qenë krahu i fuqishëm i Mexhiti por që nuk e kishte menduar se goditja më e madhe do ti jepej pikërisht nga Izet Mexhiti. Me zyrtarizimin e kandidaturës së Izet Mexhitit për Çairin, guximit dhe qëndrueshmërisë së Visar Ganiut i erdhi fundi duke e rënuar atë si një kullë prej letre. Në këto momente të vështira të Ganiut, nën presionin e Arsovskës për ndërtimet pa leje në Çair eleminimi politik nga ana e Mexhitit paraqet një jokorektësi të Izet Mexhitit. Por Visar Ganiu nuk është i vetmi që Mexhiti e recilkoi për një vit qeverisje me VMRO-DPMNE-në, ai për më pak se gjashtë muaj recikloi në Tetovë njeriun që nisi rrënjët e para të LD-së dhe idesë së Mexhitit në Tetovë, ish kryetarin e degës Muhamet Ameti. Mexhiti po ashtu e la rrugëve dhe e fshiu nga skena politike dhe Nevzat Bejtën me të cilin e nisi edhe iniciativën “Grupi Zjarrit”, shkruan Top24
Visar Ganiu edhe pse kishte besuar Mickovskit në këtë betej tani është një ish-kryetar komune duke u larguar nga politika me një turp të madh.



