
Ish drejtori i spitalit të përgjithshëm në Kërçovë, Genc Selmani përmes një postimi ka reaguar ndaj punësimeve të fundit në këtë spital duke theksuar se edhe pse ishte i katërti i ranguar slë bashku me kandidatin e ranguar i treti nuk u përfshinë në listën e të punësuarve ndërsa në vend të tyre u punësuar kandidatët e ranguar në pozitën e gjashtë dhe të shtatë, shkruan Top24
PADREJTËSI, DISKRIMINIM DHE SHKELJE E MERITOKRACISË NË SPITALIN E PËRGJITHSHËM TË KËRÇOVËS
Në konkursin për punësim në Spitalin e Përgjithshëm të Kërçovës, pavarësisht se isha i ranguar i katërti, bashkë me kandidatin e renditur i treti, nuk u përfshimë në listën e të punësuarve. Në vend të kësaj, u punësuan kandidatë të renditur i gjashti dhe i shtati, për të cilët ekzistojnë dyshime serioze mbi përmbushjen e kushteve ligjore për licencim si mjek, përfshirë edhe stazhin e obliguar.
Ky vendim është:
shkelje flagrante e meritokracisë,
diskriminues në baza etnike dhe politike,
një goditje e rëndë për të rinjtë profesionistë shqiptarë që besojnë në drejtësi dhe mundësitë e barabarta.
Komisioni Shtetëror për Vendim në Procedura Administrative dhe Procedurën e Punësimit në Shkallë të Dytë – për anulimin e këtij vendimi të padrejtë.
Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut – për hetim dhe ndjekje të rastit si diskriminim institucional.
Avokati i Popullit – për mbrojtjen e të drejtave të mia dhe të çdo qytetari të anashkaluar për arsye jo-profesionale.



