
Maqedonia është e para në Evropë për nga sipërfaqja e territorit të djegur. Kjo nuk është statistikë. Kjo është një tragjedi kombëtare dhe një fatkeqësi natyrore. Një pasojë e drejtpërdrejtë e paaftësisë, neglizhencës dhe dështimit të plotë të qeverisë së VMRO-DPMNE-së dhe Hristijan Mickoskit në përballimin e zjarreve, reagojnë nga LSDM.
“Statistikat evropiane janë shkatërruese. Pasi VMRO-DPMNE erdhi në pushtet, në vitin 2024, u dogjën 95,181 hektarë pyje, kullota dhe burime natyrore – tetë herë më shumë se mesatarja në 17 vitet e fundit! Dhe këtë vit katastrofa vazhdon. Zjarre të shumta në muajt e fundit kanë shkatërruar vendin.
Mickoski premtoi se këtë vit shteti do të jetë i përgatitur, se do të ketë organizim dhe koordinim për t’u përballur me zjarret. Asgjë nga kjo, nuk ka organizim, as sistem, as pajisje të reja, as zjarrfikës më shumë, nuk ka asgjë.



