LajmeMaqedoniTopLajm

Ilire Dauti: Numri i madh i politikanëve nuk ka përmirësuar jetën e qytetarëve

Ilire Dauti, deputete e ASh- Ziadin Sela në një intervistë në emisionin “Deputeti juaj” në TV Studion e Kuvendit, ka deklaruar se edhe pse në Maqedoni ka numër të madh të politikanëve, kjo nuk e ka përmirësuar jetën e qytetarëve, njofton Top24.mk

“Si qytetarë jetojmë më mirë apo më keq jo për shkak të numrit më të madh apo më të vogël të njerëzve që merren me politikë, por për shkak të qëllimeve të atyre që përfshihen në të.

Dëshmia më e qartë për këtë është realiteti i sotëm. Numri i madh i politikanëve nuk e ka përmirësuar jetën e qytetarëve.
Prandaj, zgjidhja nuk qëndron në rritjen e përfshirjes në politikë thjesht për sasi, por në ndryshimin e motivit me të cilin njerëzit hyjnë në të.
Kjo mes tjerash ishte pjesë e bisedës në inetrvistën ku dominonin pyetjet rreth arsyes së kyçjes në politikë me gazetarin, Bekim Laçi në emisionin “Deputeti Juaj” në TV Studion e Kuvendit.”, shkruan Dauti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close