
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm Faton Ahemti ka pritur në një takim lamtumirës ambasadoren e ambasadoren e Zvicrës, znj. Veronik Ulman, të cilën e falenderoi për bashkëpunimin ndër vite sidhe për mbështetjen e parezervë që Zvicra i ka dhënë vendit tonë dhe BDI-së si subjekt politik, shkruan Top24
Sot, në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim, pata kënaqësinë të zhvilloj një takim lamtumirës me ambasadoren e Zvicrës, znj. Veronik Ulman. E falënderova për bashkëpunimin e shkëlqyer ndër vite dhe për mbështetjen e parezervë që Zvicra i ka dhënë vendit tonë dhe BDI-së si subjekt politik.
Në takim ritheksuam përkushtimin tonë për të ardhmen evropiane të vendit, përmes respektimit të Marrëveshjes së Ohrit, Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes për fqinjësi të mirë.
I urova shëndet dhe shumë suksese në angazhimet e ardhshme. Në BDI, znj. Ulman do të ketë gjithmonë miq të mirë dhe një derë të hapur për bashkëpunim e mirëkuptim, ashtu siç ka qenë gjatë gjithë mandatit të saj në vendin tonë.




